Pritet mot i ligë në Kosovë, komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes të shtuar

September 9, 2024
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi pritet të ketë reshje të mëdha shiu, erëra të forta e shkarkime rrufesh, sot dhe nesër.

Tutje, listohen edhe disa kushte të cilave duhet të iu përmbahen qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️.
Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar:

Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶‍♂️ gjatë periudhave me mot të keq.

Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠.

Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨.
Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Ju lutemi në rast nevoje kontaktoni #pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:
📞080012233
📞080012244
Dhe në numrat:
📞193 Zjarrfikësit
📞192 Policia
📞194 Shërbimi Mjekësor Emergjent

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Lulzim Fushtica

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zakharova: Rusia tashmë ka fituar

Story i radhës

Trajneri Sagnol, i kujdesshëm para ndeshjes me Shqipërinë

Të fundit nga

ShkoLartë