Një rast mjaft emocionues ndodhi sot në mëngjes në Prishtinë.
Doktori Shpejtim Aliu, arriti që ta shpëtojë një qytetar i cili ishte i shtrirë pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën “Hilmi Rakovica” përball Postës së Vogël.
Aliu tregoi për Klankosova.tv se si kishte ndodhur rasti.
“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafiterie. Aty ishte policia, unë u afrova dhe pashë një person të shtrirë. Ishte i Pyeta, a ka mjek? Më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reanimin Kardio Pulmonar, frymëmarrje gojë më gojë dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori” – tregoi doktor Aliu.