prishtine kete muaj nisin punimet per nenkalimin ne rrugen agim ramadani 67d48df44977f

Prishtinë, këtë muaj nisin punimet për nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”

March 14, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka konfirmuar se këtë muaj nisin punimet në projektin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt nga qeverisja komunale është konsideruar si ndër më të rëndësishmit.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë adresojnë kritika në drejtim të Përparim Ramës për mosrealizim të projekteve.

 Por, kur kemi hyrë në muajin e tretë të vitit 2025, punimet në projektin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani” ende nuk kanë filluar.

Nga Vetëvendosje, e cila është parti opozitare në kryeqytet, adresojnë akuza në drejtim të kryetarit Përparim Rama dhe qeverisjes së tij, për mosrealizim të projekteve.

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, tha se janë për zhvillimin e projekteve mirëpo sipas tij të bëhen në aspektin ligjor dhe me kosto të përballueshme për buxhetin e kryeqytetit.

“Këto projekte do të duhej ti shërbenin qytetarëve në kuptimin që e lehtësojnë përditshmërinë e tyre”, ka thënë Sveçla.

Kurse nga komuna konfirmuan se punimet pritet të nisin këtë muaj.

Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës, ka thënëm për RTK, se nënkalimi do të kushtojë rreth 6 milionë euro.

“Punimet pritet të fillojnë brenda këtij muaji, dhe shpresojmë se punimet do të shkojnë sipas planifikimit. Është bërë analiza. Do të ketë edhe njoftim për qytetarët për lëvizjen se nga ku do të qarkullojnë automjetet. Punimet në nënkalimin ‘Agim Ramadani”pritet që të zgjasin diku rreth 200 ditë punë, maksimalisht me vonesa të shkojë në 240 ditë në total”, ka thënë Lushaku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

g7 e nxit rusine te pranoje armepushimin ose te perballet me sanksione te metejshme 67d48d48d7da3
Story i mëparshëm

G7 e nxit Rusinë të pranojë armëpushimin, ose të përballet me sanksione të mëtejshme

mendimi strategjik karakteristikat dhe ushtrimet 67d48f2053a2b
Story i radhës

Mendimi strategjik: Karakteristikat dhe ushtrimet

Të fundit nga

Lista e bursave Shpresa Olimpike 2025

KOK edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen për sportistë përmes bursave “Shpresa Olimpike 2025”. Janë gjithsej 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë