prishtina zyrtarizon mbrojtesin holandez gladwin curiel 689fc534b9ae4

Prishtina zyrtarizon mbrojtësin holandez Gladwin Curiel

August 16, 2025
1 minut lexim

Prishtina ka bërë sot zyrtar transferimin e mbrojtësit holandez Gladwin Curiel, i cili vjen nga skuadra e Volendam.

Njëzet e tre vjeçari së fundmi ka luajtur në kategorinë e dytë të futbollit holandez dhe pritet të forcojë repartin defensiv të bardhekaltërve.

“Kam nderin që jam pjesë e ekipit më të madh në Kosovë. Kam ardhur këtu me objektiva të qarta ta jap 100% tim për ta ndihmuar Prishtinën ta fitoj titllun dhe kupën. Do ta bëjë më të mirën për këtë fanellë”, ka thënë holandezi.

Klubi kryeqytetas ka pasur një verë të vështirë në arenën ndërkombëtare, duke u eliminuar fillimisht nga Sheriff Tiraspol në Europa League dhe më pas edhe nga Larne në Conference League.

Tani vëmendja e Prishtinës kthehet te kampionati vendor, i cili nis këtë muaj. Në xhiron e parë të Superligës, më 17 gusht, bardhekaltërit do të përballen në udhëtim me Dukagjinin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albin kurti kujton arben
Lajmi i mëparshëm

Albin Kurti kujton Arbën Xhaferin

promovimi i turizmit malor fillon festivali via dinarica kosovo ne peje 689fc5380a041
Lajmi i radhës

Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë

Të fundit nga

Protestë e PD-së në Surrel

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”,
ShkoLartë