Prishtina unifikon sistemin e transportit publik, edhe autobusët privatë do të operojnë me çmime të njëjta si Trafiku Urban

January 2, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për një hap të madh drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet, duke unifikuar sistemin dhe duke prezantuar bileta të integruara për të gjitha linjat urbane.

Ky ndryshim vjen me synimin për të garantuar një shërbim cilësor dhe të standardizuar për të gjithë qytetarët.

Sistemi i ri i biletave përfshin:

Biletë për një udhëtim të vetëm: 0.50€

Biletë ditore (vlefshme për të gjitha linjat): 0.80€

Biletë javore: 4€

Biletë mujore për studentë: 12€

Biletë mujore për punëtorë: 14€

Sipas njoftimit, nga 1 janari 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si ndërmarrja publike Trafiku Urban, duke e bërë shërbimin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët.

Kategoritë që përfitojnë udhëtime falas:

-Pensionistët

-Policia

-Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

-Veteranët

-Zjarrfikësit

-Personat me aftësi të kufizuara

-Nxënësit e shkollave fillore

Ky sistem i ri synon të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve, duke ofruar një transport publik të unifikuar dhe më të qëndrueshëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dronat ukrainas rrëzojnë dy helikopterë rusë, dalin detajet

Story i radhës

“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në vaj pas debatit me Gjestin

Të fundit nga

Atletico Madridi me mund të madh kualifikohet

Skuadra e Atletico Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit. Atletico ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Marbellës.

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit. Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që
ShkoLartë