Prishtina ua ndalon shkollave përdorimin e doracakëve për “Edukimin Seksual”

November 14, 2024
1 minut lexim

Doracakët problematikë që shkaktuan debat të gjerë në opinion, duket se nuk do ta shohin dritën e diellit më.

Derisa dje ishte Komuna e Lipjanit ajo që mori vendim që Doracakët e mësimdhënësve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 të ndalohen së përdoruri në shkollat e kësaj komune, sot edhe Kryeqyteti mori të njëjtin vendim.

Jehona Lushaku Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, u ka bërë thirrje të gjitha komunave që të marrin hapa të njëjtë dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Ajo tha se me ardhjen potenciale të LDK-së në pushtet “do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor”.

“Abuzimi me tekste, dëshmon abuzim me pushtetin; abuzim me familjen dhe fëmijët”, deklaroi drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bajqinovci: Kosova, çorba e preferuar e Ramushit

Story i radhës

Xheneta-Gjestit: Po të du ma shumë prej që je trash o kastravec

Të fundit nga

ShkoLartë