FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim & Lum me rezultat 2:1.
Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi ka shkëlqyer me futboll të bukur në këtë ndeshje e cila u zhvillua në fushën e “Resort Mavrovo” në Mavrovë, aty ku skuadra prishtinase po i kryen përgatitjet për edicionin e ri.
Pas shumë aksioneve nga Prishtina, goli i parë erdhi në minutën e 45-të përmes kapitenit Gledi Mici, e me rezultat 1:0 pëtfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Kryeqytetasit golin e dytë e arritën në minutën e 47-të përmes transferit të ri, Kreshnik Uka.
Struga golin e vetëm në ndeshje e realizoi përmes Besmir Bojkut nëntë minuta pa përtunduar ndeshja (81′).
Trajneri i Prishtinës, Munishi edhe në këtë takim ua dha rastin të gjithë futbollistëve të tubuar.
Kjo është ndeshja e dytë e prishtinasve në fazën përgatitore. Ditë më parë në Kosovë barazoi 1:1 me Trepçën ’89.
Prishtina në Mavrovë do të qëndrojë deri më 25 korrik derisa t’i zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese për të cilat do të njoftoheni me kohë.
𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐓𝐫𝐢𝐦 & 𝐋𝐮𝐦 𝟐:𝟏 (𝟏:𝟎)
𝑀𝑖𝑐𝑖 45′, 𝑈𝑘𝑎 47′ – 𝐵𝑜𝑗𝑘𝑢 81′
𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚: Nika, Mici, Ramadani, Dumani, Bytyqi, Pefqeli, Hamiti, E.Krasniqi, Uka, Kryeziu, Hyseni.
𝑼 𝒊𝒏𝒌𝒖𝒂𝒅𝒓𝒖𝒂𝒏 𝒆𝒅𝒉𝒆: Begolli, Useini, Ajdini, Aliu, Cenaj, Pllana, Prapashtica, Salihu, A. Shabani, Bislimi, Baholli. 𝑻𝒓𝒂𝒋𝒏𝒆𝒓: Ismet Munishi.