Prishtina rastet, fitorja Dukagjinit

min lexim

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitoren më të madhe në këtë edicion, në kryeqytet (në stadiumin “Fadil Vokrri”) e ka mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Prishtina rastet, fitorja Dukagjinit.

Në minutën e 17-të, Iljasa Zulfiu brenda 16-shit, me një goditje të fortë e mposhti portierin Nika, 0:1. 

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte e pafat, së pari në minutën e 58-të, Mërgim Pefqeli nga rreth 20 metra godet tërthorësen e portierit Haxhihamza!

Pas dy minutave, Santos i vetmuar dhe çuditërisht nuk shënoi në portën e Dukagjinit. 

Në minutën e 69-të, Otto John pothuajse portën e boshatisur nuk e qëllon duke shkuar topi jashtë shtyllës së dytë përkatësisht të majtë.

Në minutën e 80-të, Arbër Shala si trim i vërtetë, shpëton Dukagjinin, duke hequr topin nga vija fatale.

Në minutën e 87-të, Mici, kapiteni i Prishtinës, ndëshkohet me karton të kuq.

Në minutën e 90+3, portieri Nika mbron penalltinë e futbollistit Basriu. Ai gjuajti në këndin e djathtë por Nika intervenon bukur.

Prishtina ka tre fitore, tre barazime e tre humbje, renditet në vend të katërt me 12 pikë dhe Dukagjini në të nëntin me 8 pikë (2 fitore, 2 barazime e 6 humbje).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Baush: Me bashkëpunim pushtet-opozitë, mund të tejkalohen dhe sfidat e krizave aktuale

Story i radhës

“500 mijë euro për ta eliminuar”, si doli nga burgu Endrit Dokle dhe armiqësia me Ervis Martinajn

Të fundit nga