Klubi i hendbollit Prishtina është përforcuar me hendbollistin nga Mali i Zi, Samid Mekiq.
Bëhet fjalë për një lojtar cilësorë dhe që i shton apetitet në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës.
Edi Kolgeci, president i klubit së bashku me kryetrajnerin Verim Zherka, e dijnë se çfarë duan në pjesën e dytë të kampionatit.
“Samid Mekiq arrin në KH Prishtina.
Shumë të lumtur të ju njoftojmë se malazezi shtatlartë na është bashkuar në rrugëtimin tonë për të arritur synimet e qarta për sezonin 2022/2023.
Samid është bek i majtë dhe transferohet në Kosovë nga liga e Suedisë.
Tani na duhet përkrahja juaj, në çdo ndeshje, Pallati i Rinisë duhet të jetë i stërmbushur”, njofton KH Prishtina.