Klubi Alpin Prishtina organizon ekspeditë treditore në Meteora të Thesalisë në Greqi.
“Ekspedita ka karakter të theksuar kulturor por ka edhe komponentë të shtegtimit turistik, shoqërimit, vizitave turistike dhe informimit për rajonin.
Ekspedita zgjatë tre ditë (e premte, e shtunë dhe e diel) dhe do të zhvillohet me datat 16-17 dhe 18 shtator të vitit 2022.
Gjatë këtij rrugëtimi do të vizitohen vende të rëndësisë së veçantë natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të Thesalisë, me theks formacionet monolite të Meteorës dhe Manastiret e Uneskos, Shpellat Eremite, Kalampaka, Kastraki, si dhe vende bregdetare të Thesalisë, Egjeut dhe Sheshin Qëndror të Selanikut.
Pjesëmarrja në Ekspeditën e Meteorës është e hapur ndërsa një numër rezervimesh vetëm janë bërë, prandaj ju inkurajojmë ti bashkoheni këtij përjetimi.
Ftesa vlen për gjithë të interesuarit të cilët e shohin vetën si pjesë të kësaj ekspedite të vlefshme (anëtarë të KAP, bjeshkatarë, studentë, studiues, natyralistë, fotografë, qytetarë të huaj, anëtarë të klubeve dhe shoqërive tjera, etj)”, njofotn KA Prishtina.