​Prishtina merr në skuadrën e parë lojtarin e akademisë, nënshkruan kontratë katër vjeçare.

Andi Salihu i është bashkuar skuadrës së parë të Prishtinës.

Salihu është një nga futbollistët e skuadrës juniore të Prishtinës, i cili në seancat stërvitore me skuadrën e parë e ka mahnitur me paraqitjet e tij trajnerin e ekipit, Ismet Munishi. 

“Prishtina tashmë Andit i ka ofruar kontratë katër-vjeçare të cilën mbrojtësi e ka nënshkruar pa hezitim.”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Salihu aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe dallohet për saktësinë, qetësinë dhe vizionin për lojën më të popullarizuar në botë. 

Pas firmosjes së kontratës ai e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë. 

“Ndjehem shumë i lumtur që edhe zyrtarisht jam bërë pjesë e skuadrës së parë. Është nder dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë. Synimet janë që ta përfaqësoj klubin në mënyrë dinjitoze së bashku me lojtarët e tjerë, trajnerët dhe stafin. Normalisht që do të jetë sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë të mirë, por mendoj se me punë do t’i arrijë të gjitha. ‘Plisave’ ju premtoj se do ta jap maksimumin tim në çdo moment në mënyrë që ta rikthejmë Prishtinën aty ku e ka vendin, në krye të tabelës.”, ka thënë Salihu për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI: Skandaloz krahasimi i BE dhe Von Der Leyen me nacistët nga deputetja e VMRO-së

Story i radhës

Qeveria: Dënojmë sulmet e pacivilizuara në Kuvend nga opozita

Të fundit nga