​Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës

1 minut lexim

​Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës.

Me rastin e 25-vjetorit të Lumturimit të Shën Nënë Terezës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, kanë mbjellë sot fidanë në qendër të Prishtinës.

“Falënderoj jashtëmase drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani që krahas dy kryeqendrave shqiptare, Tiranës e Shkupit, e bëri edhe Prishtinën pjesë të kësaj nisme simbolike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, Shën Nënë Tereza mbetet një nga figurat më ikonike e të dashura në historinë shqiptare, duke shërbyer si shembull i mirësisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Munishi: Luftuam shumë për këtë fitore

Story i radhës

“Pimë kafe, e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më. E futa në thes të zi”, detaje tronditëse nga vrasja e biznesmenit Rexhepi për 30 mijë euro

Të fundit nga