Prishtina – Llapi, kryendeshja e ditës së sotme

1 minut lexim

Prishtina – Llapi është kryendeshja e ditës së sotme në BKT Superligë, në kuadër të xhiros së 27.

Për vendin se ku do të zhvillohet kjo ndeshje nuk dihet ende, pasi FFK i ka kërkuar Prishtinës që ta zhvillojë ndeshjen diku tjetër, jo në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të kushteve të stadiumit në fjalë.

Ndeshja tjetër interesante do të jetë ajo në mes të Ulpianës dhe Dritës. 

Vendasit do kërkojnë gjithsesi tri pikë për t’u distancuar nga zona që i dërgon një kategori më poshtë, ndërsa gjilanasit, në rast fitoreje, do t’i mbanin gjallë shpresat për titull. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh

Story i radhës

U plagos me armë zjarri dje në Lezhë, arrestohet edhe zyrtari lokal Besnik Simoni

Të fundit nga