Prishtina kampione e Ligës Unike do të përballet me Vëllaznimin

1 minut lexim

Të premten (nesër) nis Superliga e Femrave. Qysh në xhiron e parë do të kemi derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Këto skuadra së fundi u përballën në finalen e Superkupës së Femrave, ku fitore shënuan vashat prizrenase 63:70. Këto dy skuadra gjithashtu do të përballen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave, që mbahet në Prizren më 26-27 tetor.

Edicionin e kaluar kampion ishte Penza e Pejës, ndërsa Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në platformat Art Motion&Kujtesa.

Në takimet tjera, Prishtina kampione e Ligës Unike do të përballet me Vëllaznimin, kurse Trepça ndeshet me skuadrën gjilanase, United Basketball, që këtë edicion hyri në elitë.

Superliga e Femrave – Java 1

E premte

19:00 Bashkimi-Penza

E diel

12:00 Trepça – United Basketball

16:00 Prishtina – Vëllaznimi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush po udhëheq shtypjen e protestave në Iran?

Story i radhës

Ministria e Bujqësisë në RMV riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Të fundit nga