Prishtina fiton pas 120 minutave! Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës  

February 6, 2022
1 minut lexim

Prishtina kualifikohet pas 120 minutave, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Drenica ishte shumë afër kualifikimit, por një gabim iu kushtoi në minutën e 90+5, kur pësuan gol dhe u barazua rezultati (1:1), duke e dërguar sfidën në vazhdime.  

Prishtina e trajnerit Abdullah Ibrakoviq mezi kualifikohet dhe më shumë fat, ndërsa Drenica eliminohet. 

Futbollisti Kreshnik Uka shënoi në minutën e 62-të për epërsinë e Drenicës.

Në minutën e 90+5, Besnik Krasniqi barazon rezultatin 1:1 dhe ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 92-të, Sylley vulosi fitoren dhe kualifikimin e Prishtinës. 

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës: Ballkani, Prishtina, Drita, Gjilani, Onix, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku.
Nesër zhvillohet ndeshjet e fundit e të tetës së finales, mes Ferizajt dhe Llapit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘E dija që ishin kundra dashurisë tonë’/ Trekëndëshi mes saj Donald-Bora, Beatrix rrëfen: E shkuara e askujt nuk fshihet…

Story i radhës

Aksioni i policisë në Tiranë/ 9 të arrestuar, ja çfarë ka ndodhur në orët e fundit në kryeqytet

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë