Prishtina fiton derbin ndaj Penzës

November 6, 2022
1 minut lexim

Prishtina ka fituar në derbin e Superligës së Femrave, duke mundur Penzën me rezultat 75:70 (22:27, 18:9, 15:13, 20:21), në javën e katërt të elitës së femrave.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:10, por më pas prishtinaset u këndellën, duke afruar shifrat, ndërsa çereku i parë u mbyll 22:27. Bardhekaltret ishin më të mira në periudhën e dytë, madje bindëse dhe e kthyen rezultatin në favor të tyre, ndërsa pjesa e parë përfundon 40:36.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por prishtinaset menaxhuan lojën dhe rezultatin për të triumfuar 75:70, ku u dallua Sarah Mgbeike me 31 pikë e 20 kërcime, ndërsa te mysafiret u dallua Antoniette Thompson me 27 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtina ka tri fitore e një humbje, kurse Penza dy fitore e dy humbje.

Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Trepcën me shifrat 41:87, që ishte fitorja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara, njëkohësisht skuadra e vetme që nuk di për humbje në këtë edicion të garave. Vashat prizrenase dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, ndërsa u dalluan Ellyn Lee Stoll me 28 pikë e gjashtë kërcime, Aulona Muhadri me 12 pikë e tetë kërcime dhe Sara Vraniqi me dhjetë pikë e tetë kërcime.

United Basketball ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion, duke ia shkaktuar humbjen e katërt Vëllaznimin. Skuadra gjilanase fitoi 36:76, ku u dallua Ireyon Keith me 14 pikë e 24 kërcime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ed Sheeran dhuron rreth një milion funte për të ndihmuar fëmijët me muzikë

Story i radhës

Protesta Kundër Paqës

Të fundit nga

ShkoLartë