Prishtina, edhe këtë të diel është në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur në botë.
Kjo sipas ranglistës së “IQAir” që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës.
Sipas këtyre matjeve, Prishtina renditet e 91-ta në listë, ku vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 33.

Lista
Kjo vlerë tregon për një cilësi të dobët të ajrit dhe paraqet rrezik për shëndetin, sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës si fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të frymëmarrjes.
Burimi: botasot.info