FC Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 3:0.
Golat për ekipin tonë u realizuan nga Endrit Kraniqi (9′), Kreshnik Uka (39′) dhe Bujar Pllana (48′).
Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën në stadiumin e Ramiz Sadikut, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Kjo është miqësorja e tretë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit, njofton faqja e FC Prishtina.
Më parë Prishtina e ka mundur ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1) dhe ka barazuar 1:1 me Trepçën ’89.
Prishtina e nisi ndeshjen me këtë formacion: Nika, Bytyqi, Ramadani, Pllana, Mici, Useini, Hamiti, Krasniqi, Pefqeli, Uka, Kryeziu. 𝑻𝒓𝒂𝒋𝒏𝒆𝒓: Ismet Munishi.