prishtina cakton lokacionin per shtatoren e adem jasharit 67cd69cea2fd4

Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

March 9, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, ka thënë për EO se kanë caktuar lokacionin për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit në kryeqytet, teksa për këtë vend është marrë edhe pëlqimi edhe nga vetë familja Jashari.

Rama ka thënë se monumenti i Adem Jasharit do të vendoset mbi nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa konkursi do të jetë ndërkombëtar.

“Tash kemi një lajm të mrekullueshëm që vetëm se jemi marrë vend me familjen Jashari për pozicionimin e shtatores së Adem Jasharit. E dini se e kemi projektin e madh të nënkalimit në rrugën ‘Agim Ramadani’ derisa pjesa e sipërme do ta bëjmë sheshin ‘Nënë Terezë’ me pjesën e vjetër të Kryeqytetit, pra e gjithë ajo do të jetë për këmbësorë dhe për të gjithë vizitorë. Është një pozicionim i mrekullueshëm, pra mund të ndërlidhet me gjithë qytetin dhe kjo do të jetë pika e pozicionimit të shtatores së Adem Jasharit”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se në bashkëpunim me familjen Jashari, kanë rihapur konkursin për shtatoren e heroit kombëtar, Adem Jashari, i cili do të jetë ndërkombëtar.

“Do të jetë madhështore, do të jetë një konkurs ndërkombëtarë tash, siç e dini që ne e kemi pasur një konkurs ndërkombëtar paraprak, mirëpo në diskutim me familjen kemi vendosur që ta rishpallim (konkursin) me një lokacion që tashmë veçse jemi pajtuar me familjen Jashari”, u shpreh Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

greva te shumta ne aeroportet e gjermanise 67cd6918a2bb8
Story i mëparshëm

Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë

olta gixhari reagon pas daljes se egli takos nga bbva 67cd6af7f1661
Story i radhës

Olta Gixhari reagon pas daljes së Egli Takos nga ‘BBVA’

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë