Prishet miqësia Olta-Armaldo, nuk ndalen debatet

March 10, 2023
1 minut lexim

Që pas spektaklit të së martës duket se gjërat mes Oltës dhe Armaldos kanë ndryshuar. Gjatë këtyre dy ditëve ata kanë pasur debate me njeri tjetrin. Një nga arsyet është se Olta ndihet e zhgënjyer nga Maestroja pasi mendon se ai po e sulmon bashkë me Kiarën. Ja një pjesë nga njëri prej debateve:

Olta: Ti mua më atako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën.

Armaldo: Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë se më do në këtë lojë.

Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më krijosh besim, jepi. Por jo me fjalë, me vepra.

Armaldo: Ti po largohesh prej meje.

Sot mes diskutimit të Qetsorit dhe Armaldos, Olta ndërhyri disa herë sot duke thënë se Armaldo ka pasur vetëbesim të ulët. Nga ana tjetër, Kiara i kërkoi Oltës mos të ndërhynte, pasi Maestro mund të mbrohet vetë e se ndërhyrja e saj e nxjerr keq. Më pas gjatë mbrëmjes kur Maestron e pyetën për këtë ftohje me Oltën, ai përvese tha se ajo po e sulmon, tha se do presë edhe pak që të dalë në një përfundim. Luizit madje i shprehu edhe pakënaqësinë se Olta e kishte ofenduar për këngën që bëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajçak tregon pse është zgjedhur data 18 mars për takimin në Ohër

Story i radhës

Si të ruani qetësinë kur jeta është stresuese?

Të fundit nga

ShkoLartë