Prishet autobusi dhe udhëtarët mbetën në mes të rrugës, Trafiku Urban nuk jep sqarime për rastin që ndodhi në Prishtinë

1 minut lexim

Disa qytetarë që ishin duke udhëtuar me autobusin e ‘Trafikut Urban’, kanë mbetur në rrugë ditën e enjte.

Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga autobusi, e gjithë kjo duket se ka ndodhur për shkak të një prishje.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.

Lidhur me rastin, media ka tentuar të marrë disa sqarime nga Trafiku Urban, por të njëjtit nuk janë përgjigjur, duke mos dhënë fare përgjigje për situatën e krijuar, ditën e enjte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Hezbollahu lëshoi 140 raketa në veri të Izraelit

Story i radhës

Stresi dhe thinjat e flokëve – si mund të riktheni ngjyrën e tyre?

Të fundit nga