Nëse në një vend ka vetëm një fëmijë me aftësi të veçanta, duhet të merren masa për përfshirjen e tij në sferat e jetës sociale. Kjo fjali është ishte pjesë e prezantimit të ministres Jovana Trençevska të raportit për Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve në Gjenevë. Por, që në fillim të vitit të ri shkollor, prindërit e fëmijëve me pengesë në zhvillim, kujtojnë ministren për premtimet e saj.
“Sa i përket deklaratës së ministres kujtojmë se për dy ditë fillon viti i ri shkollor, kurse nxënësit me zhvillim atipik që vijojnë arsim të mesëm nuk kanë asistentë arsimorë, sepse Ligji për Arsimin e Mesëm nuk ka kaluar procedurën në Kuvend. Më konkretisht, e bija ime nuk ka as asistent arsimor, e as personal i cili do t’i ndihmonte në detyrat e saj të përditshme në shkollë. Njëkohësisht, më 30 qershor në Qendrën për Vlerësim Funksional, na ishte caktuar rivlerësim për të cilin bashkëshortja ime i kujtoi me kohë, por ja deri më sot askush nuk na ka kontaktuar. Ky dokument është i nevojshëm për realizimin e të drejtave të saj, por nuk mund ta sigurojmë.”– deklaroi prindi i një fëmije me pengesë në zhvillim.
Edhe ministri i Arsimit në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se do të ketë asistentë, por nga shkollat thonë se s’ka mjaftueshëm. Mesatarisht, në një klasë ka nga një nxënës me aftësi të kufizuara.
“Rrisim kujdesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Janë punësuar 720 asistentë arsimorë për t’ua lehtësuar përvetësimin e kurrikulës!”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
“Sot kolegët e mi më njoftuan se kanë kolegë të rinj në vende pune – asistentë për t’u ndihmuar fëmijëve me aftësi të veçanta gjatë vështirësive në procesin edukativo-arsimor. Por, ka edhe ankesa nga ana e prindërve se nuk ka numër të mjaftueshëm, aq sa ka nevojë”, pohoi Tomisllav Gievski Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Mesatarisht, në vendin tonë në një klasë ka nga një nxënës me aftësi të veçanta. Nga MPPS ende nuk morëm përgjigje – nëse të gjithë nxënësit e kësaj kategorie do të kenë në dispozicion asistentë arsimorë.