Prindërit kërkojnë transport për nxënësit, komuna hesht. Reagon fuqishëm Liridona Bislimi nga Vetëvendosje!

min lexim

Shkolla në Debellde në komunën e Vitisë ka vetëm tetë familja që banojnë në fshat.

Nga këto familje janë vetëm pesë nxënës të cilët nuk mund të ndjekin mësimet në shkollën e fshatit, pasi shkolla është mbyllur. Në anën tjetër komuna nuk ofron zgjidhje për transport duke i lënë nxënësit pa mësim. Prindërit kërkojnë transport, komuna nuk ofron zgjidhje.

Lidhur me këtë ka reaguar asambleistja e kuvendit komunal nga radhët e Vetëvendosjës, zonjusha Liridona Bislimi.

Ajo thkekson se “në disa seanca të mandatit të kaluar, njashtu edhe në këtë të fundit, vazhdimisht e kam ngritur si diskutim problemin mbi mungesën e transportit për nxënësit dhe udhëtarët e komunës sonë, sidomos të vendeve rurale”, duke theksuar se pushteti lokal  në shumicën e herave përgjigjiet nga pushteti lokal ishin shpresëdhënëse, megjithatë diçka pozitive nuk është bërë në këtë drejtim.

Liridona Bislimi rikujton se kryetari aktual “në tri fushatat e fundit lokale që ka garuar Sokol Haliti, ka dhënë premtime bindshëm se ky problem do zgjidhet.Më vjen keq që deri më tani gjendja veçse sa është përkeqësuar”.

Image

Liridona Bislimi

Duhet theksuar se çdo ditë e humbur për nxënësit është e madhe, me shpresën se ky problem do të zgjidhet shpejt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes, Abakarov nderon Shqipërinë në Beograd

Story i radhës

Ahmeti: Iku koha e patriotizmit artificial, qytetarët e duan anëtarësimin në BE sepse Maqedonia atje e ka vendin!

Të fundit nga