prinderit e viktimave ne kocan kerkojne llogari dhe zgjidhje te plote ligjore te rastit 681cc142cfd48

Prindërit e viktimave në Koçan kërkojnë llogari dhe zgjidhje të plotë ligjore të rastit

May 8, 2025
1 minut lexim

Prindërit e fëmijëve që vdiqën tragjikisht në fatkeqësinë që ndodhi në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars dërguan një deklaratë me shkrim deri te opinioni ku shprehën dhimbje të thellë, por edhe kërkesë të përbashkët dhe të qartë për zgjidhje të plotë ligjore dhe llogaridhënie nga të gjithë personat dhe institucionet e përfshira.

“Këtë tragjedi e karakterizojmë si një vrasje masive dhe një kërcënim të rëndë për jetën dhe sigurinë njerëzore dhe kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë profesionalisht, paanshëm dhe në përputhje me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. Plotësisht distancohemi nga çdo manipulim politik dhe nuk lejojmë që kjo ngjarje tragjike të përdoret për të fituar pikë politike nga asnjë subjekt, qoftë nga qeveria apo opozita. Kërkojmë që të kryhet menjëherë një hetim i pavarur dhe i plotë për të gjitha rrethanat që lidhen me ngjarjen, me qëllim që të përcaktohet nëse janë respektuar të gjitha normat dhe rregulloret ligjore për funksionimin e objektit”.

“Duam të dimë nëse diskoteka kishte dokumentacion të vlefshëm operativ, nëse shërbimet kompetente të inspektimit kryen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe nëse veproi në përputhje me ligjin në aspektin e planifikimit urban, ndërtimit, sanitaritë, sigurisë dhe standardeve të zjarrit. Është e nevojshme të përcaktohet nëse neglizhenca, abuzimi apo veprimi i paligjshëm i dikujt çoi në këtë tragjedi”, thuhet në deklaratë.

Prindërit theksojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me avokatë të shquar vendas dhe të huaj të cilët do të ofrojnë mbështetje ligjore në të gjitha fazat e procesit, përfshirë edhe ngritjen e mundshme të çështjes para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Për të shtunën, 10 maj është paralajmëruar protestë e re “Marshi për engjëjt” në Koçan që do të fillojë në orën 16 e 5 minuta duke simbolizuar reagimin e vonuar institucional.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

STOILKOVIQ
Story i mëparshëm

Stoilkoviq takoi drejtorin e UNDP-së në Shkup, Armen Grigoryan

mucunski po presim qe brukseli te permbushe ate qe i premtoi ballkanit perendimor 681cc145e7867
Story i radhës

Mucunski: Po presim që Brukseli të përmbushë atë që i premtoi Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë