Princi William rifillon me detyrat publike, tha se “po bën çmos për Kate-in”

April 18, 2024
1 minut lexim

Princi i Uellsit, William i është rikthyer angazhimeve të enjten për herë të parë, që kur Kate Middleton zbuloi diagnozën e saj të kancerit duke shkaktuar një shok mediatik.

Ai vizitoi një organizatë bamirëse ushqimore në Surrey, për të shkuar më pas në një qendër rinore në Londrën perëndimore, shkruan CNN.

Kjo thuhet të jetë paraqitja e tij e parë publike për sa i përket angazhimeve të tij, që kur bashkëshortja njoftoi diagnozën përmes një video-mesazhi.

Princesha e Uellsit, Kate nuk ka kryer asnjë detyrë zyrtare që nga Krishtlindjet, njoftoi më 22 mars për diagnozën e saj të kancerit dhe se ka filluar me aplikimin e kimioterapisë parandaluese.

Sipas medieve britanike, në paraqitjen e tij më të fundit, Princi William premtoi se “do të kujdesej për Kate-in”.

Gjatë vizitë në organizatën bamirëse ai shfrytëzoi rastin për të siguruar publikun se po bën çmos për t’u kujdesur për gruan e tij, Kate Middleton.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet laçjani, i dënuar me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie

Story i radhës

Skuadra e madhe interesohet për rikthimin e Vedat Murqit

Të fundit nga

Vojvoda rinovon me Torinon

Klubi i Torinos është duke punuar për zgjatjen e kontratës së Mërgim Vojvodës. Palët janë duke punuar për rinovimin dhe marrëveshja tashmë është arritur deri në vitin 2027, raporton gazetari i njohur
ShkoLartë