Një helikopter dhe një avion privat që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus Vladimir Putin, u janë dorëzuar autoriteteve në Kiev, sipas policisë ukrainase.
Siç shkruan Sky News, aeroplani është në pronësi të Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.
Në një postim në Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.
Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.
I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.