Princi Harry dhe Meghan Markle janë vetëm disa ditë larg publikimit të dokumentarit që trajton tematikën e kohës së tyre brenda familjes mbretërore, por ende gjetën kohë për të pranuar një nder për përpjekjet e tyre në luftën kundër racizmit.
Dyshja ishin të gjithë të buzëqeshur teksa u ngjitën në mbrëmjen gala “Ripple of Hope” të mbajtur në Nju Jork, ndërsa dyshja u nderuan nga “Fondacioni për të Drejtat e Njeriut F. Kennedy” me çmimin “Anti-Racizëm”.
Ky eveniment nxjerr në pah liderët që kanë treguar një përkushtim ndaj ndryshimeve shoqërore. Sipas faqes zyrtare, “Laureatët e këtij viti i kanë dhënë përparësi barazisë, gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë në vendin e punës dhe në botë”, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Fitorja vjen vetëm një ditë pasi Netflix publikoi trailerin për “Harry & Meghan, ku në pamjet paraprake, Harry përmend “hierarkinë e familjes”, duke pretenduar se ata zbuluan histori për jetën e tij me Meghan për t’i përdorur në formë sulmi kundër gruas së tij.