Princi Harry dhe Meghan Markle u shfaqën në paradën e 4 korrikut në Wyoming, së bashku me djalin e tyre 3-vjeçar Archie. Fotografitë u publikuan nga Daily Mail katër ditë më vonë.
Archie dukej i adhurueshëm duke parë festimet nga trotuari me një lëpirëse në gojë. Vogëlushi mbante një veshje patriotike në ngjarje, me një këmishë me vija blu, xhinse, këpucë blu dhe një kapele “California Republic”, bashkë me një flamur të SHBA-ve në dorë.
Markle mbante një kapele dielli, duke kombinuar një bluzë të bardhë me pantallona të zeza. Harry dukej po ‘casual’ me pantallonat e shkurtra, bluzë polo dhe kapele.
Vajza 1-vjeçare e çiftit, Lilibet, nuk u fotografua në paradë.
Meghan dhe Harry u shoqëruan me shoqen e dukeshës, Heather Dorak dhe fëmijët e saj.
Nuk dihet pse dyshja ishin në Wyoming, që është dy orë e gjysmë me avion nga shtëpia e tyre në Kaliforni, apo sa kohë qëndruan në Jackson Hole.