Princ Leka uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë: Sot duhet të jemi krenarë!

November 28, 2022
1 minut lexim

Princ Leka ka uruar shqiptarët për festën e 110-vjetorit të Pavërësisë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Leka II shkruan se shqiptarët duhet të jenë krenarë për çdo arritje të deritanishme dhe sipas tij ata duhet të jenë të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar, kudo ku ndodhen.

Postimi i Plotë:

Të dashur motra dhe vellezër,

Ju uroj, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, këtë ditë ku sejcili prej nesh, përulet me nderimet më të madha përpara flamurit tonë dhe përpara atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur.

Përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin për hir të ekuilibrave diplomatikë ndërkombëtarë.

Pas një jave, më 6 dhjetor, shteti shqiptar do të presë dhe bujtë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe të 5 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kontrasti nuk mund të ishte më elokuent dhe krenaria e bashkëkombasve të mi nuk mund të ishte më e madhe dhe legjitime.

Uroj, me këtë rast, që frytet e këtyre arritjeve, pak kohë më parë të paimagjinueshme, meritë për të cilat kanë të gjithë shqiptarët pa dallim, të jenë të prekshme në çdo territor, për çdo komunitet, për çdo shtresë, dhe për secilin e secilën, që të ëndërrojnë, ndërtojnë, dhe gëzojnë jetën e tyre në Shqipërinë tonë të dashur – shtëpinë tonë të përbashkët, amanetin e stërgjyshërve tanë dhe premtimin tonë për brezat që na pasrendin.

Sot, bashkëkombas të mi, duhet të jemi krenarë për çdo arritje me të drejtën tonë legjitime, me mbështetje të faktorëve tanë aleat ndëkombëtar, e gjithashtu ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maskohet si Neymar dhe feston me ta

Story i radhës

Publikohet lista e fjalëkalimeve më të zakonshme në vitin 2022

Të fundit nga

ShkoLartë