​Primi për loto amerikane arriti në 1.9 miliardë dollarë rekord

November 6, 2022
1 minut lexim

Primi për lotarinë amerikane Powerball arriti në 1.9 miliardë dollarë rekord, pasi nuk pati fitues në shortin e 39-të radhazi.

Organizatorët e asaj loje të fatit njoftuan se gjasat për të fituar çmimin janë një në 292 milionë, raporton BBC.

Xhekpoti rekord i deritanishëm arriti në 1.59 miliardë dollarë, i cili u nda nga tre fitues në vitin 2016.

Në shortin e djeshëm ishin 16 fitues që përputheshin me pesë nga gjashtë numrat dhe secili prej tyre fitoi nga një milion dollarë.

Nëse ka një fitues në shortin e ardhshëm, ai do të ketë dy opsione – të marrë 929 milionë dollarë menjëherë ose të marrë 1.9 miliardë dollarë në këste të barabarta gjatë 29 vjetëve të ardhshme.

Powerball luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujve të Virgjër, dhe një biletë kushton dy dollarë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta Kundër Paqës

Story i radhës

Banda e frikshme shqiptare që terrorizoi Greqinë, dalin detajet. Si i kryente vjedhjet e banesave grupi i “Nikos”

Të fundit nga

ShkoLartë