Primaret e Rithemelimit të PD-së, në Dibër fiton Premtim Kryemadhi

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike  zhvilloi këtë të dielë, 30 janar 2022, primaret që do të përcaktojnë kandidatët në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë e vendit. 

Në Dibër Kanë marrë pjesë 713 votues dhe Premtim Kryemadhi mori 424 vota duke u shpallur dhe kandidati fitues për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

424 vota mori Premtim Kryemadhi

121 vota mori Dafina Muda

158 vota mori Behar Dema

10 vota të pavlefshme ‘

“Premtoj demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time. Do të nisim zgjedhjen e stafit të personelit në bashki që sot është për të ardhur keq dhe brenda vitit do jua lehtësojmë fitoren demokratëve”  tha Kryemadhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Бектеши покажа како не се работи во недела и излезе на прошетка со семејството

Story i radhës

Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë në Luzern

Të fundit nga