“Primaret e Rithemelimit nuk ekzistojnë”, Grida Duma: Rezultati im në Durrës ende nuk është arritur

February 17, 2022
min lexim

Për Grida Dumën, në PD është situatë krize. Deputetja demokrate e ftuar në Radarin Informativ, është ndalur tek zgjedhjet  lokale që pritet të zhvillohen më 6 mars, duke theksuar se kandidatët e PD-së do të fitojnë Rrogozhinën dhe Durrësin.

Duma nuk e ka mohuar një sfidë mes PD-së dhe Rithemelimit, megjithëse garën e intensifikoi me LSI të cilët kanë zgjedhur të garojnë me kandidatët e Berishës.

“Është situatë krize. Durrësi ka 21 vjet që qeveriset nga e majta. Kemi LSI dhe PS dhe të dyja janë njëkohësisht të konsumuara. Të mos qeshim me këto primaret. Diheshin disa muaj para. Dhe Primare nuk ka pasur. Unë i dija se cilët kandidat do ishin. Sepse nuk ka procese por ka njerëz që po u shërbejnë disa individëve. Kjo vjen nga një logo politike që është LSI. Nuk kam asgjë me LSI.” tha Duma.

Duma është rikthyer edhe tek zgjedhjet e 2015, duke theksuar se ajo kishte arritur një rezultat rekord në Durrës, pavarësisht se humbi.

“LSI po bën detyrën e vet. Ne detyrën e kemi që të mos ndodh ngjarja. Gjasat janë që Luan Hoti të ketë avantazh në këtë garë. Se 21 vite të të majtës nuk ka asnjë diskutim që viti nuk ekziston më. Ta futësh në dhe atë qytete. Nuk ka tokë dhe as nëntokë por vetëm beton. Edhe Bulevardi i Durrësit gjithçka u varros. Apo një projekt i portit të Durrësit. Është pika me nevralgjike e Shqipërinë. Janë 81 hektarë që janë marrë dhe do angazhohem që të kthehen tek qytetarët. Është individi i dikujt. Muka thotë sot që kemi humb Durrësin me Dumën dhe Bashën. Por me Dumën e kanë fituar Durrësin. Sa vota ke marrë. Vjen një kandidat dh të jep aq vota sa nuk i ke marrë kurë. Sot PD nuk i ka marrë bashkë” tha Duma.

Nënkryetarja e PD ka shtuar se partia e saj do ta kapërcejë gropën që ka shkaktuar problemi i brendshëm.

“PD do e kapërcejë gropën. Dhe i gjithë ai grupi që përfaqëson Rithemelimin e ka humbur Durrësin. Ai që ka qenë drejtues politik dhe nuk shkoi më lart. Ai grupi është penalizuar, e humbu në 2007. Kanë shkuar gropë -8 mijë vota. Kjo është se pse Luan Hoti ka një profil të njeriut të punës. Ku ka marrë tender ai? K Kur ishte Sali Berisha në pushtet dhe i thonë pse ke qenë biznesmen. Beteja është mes PD dhe Shtëpisë së Lirisë. E kam thënë.”

“Rrogozhina është e zhytur në borxhe. Rezultati ishte shumë afër. E shikoj një kandidat të braktisur të majtën. Dhe janë të pa interesuar për këtë vit. Se i fut një të blerë votash. Kjo pjesa tjetër ka vendosur që ta bëjë kundër vetes. Tenton ta bëjë kundër vetes. Kto bashki të ndryshojë kryetarët.”

“Unë e shikoj sa njerëz ka Berisha. Janë dy zona Durrësi dhe Rrogozhina, që unë i njoh mirë. Kur isha në Durrës mund edhe të mos e pranoja sfidën. Ka qenë PD e përçarë dhe e di shumë mirë Berisha se pse. Dhe shkoj unë në 2013 dhe garoj dhe marrë një rezultat që akoma nuk është arritur. Unë e kuptoj se atje mazhoranca nuk është. A i takon demokratëve t votojnë logo tjetër. Është skandal. Nuk ndodh.” Tha Duma.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti kujton shokët në Hagë: Jam i sigurt, drejtësia është në anën tonë

Story i radhës

​Vesh uniformë ushtarake, zbulohet vendndodhja e presidentit të Ukrainës

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë