Prigozhin kishte paguar 30 milionë dollarë për dy satelitë kinezë, kërkonte që të filmohet Ukraina

Grupi mercenar rus Wagner, në vitin 2022 kishte nënshkruar një marrëveshje me një kompani kineze për sigurimin e dy satelitëve dhe përdorimin e pamjeve të tyre, që në aspektin e inteligjencës u ka ndihmuar këtij grupi mercenar gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Moscow Times raporton se AFP ka patur rastin ta shoh dokumentin që e dëshmon këtë.

Raportohet se marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, mbi gjashtë muaj nga pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, ku Wanger nën udhëheqjen e Yevgeny Prigozhin ka luajtur rol të rëndësishëm në fushëbetejë.

“Imazhet satelitore janë përdorur për ta ndihmuar Wagner në operacionet në Afrikë dhe madje në rebelimin e dështuar në qershor (të këtij viti), që de fakto solli deri te shpërbërja e grupit mercenar rus pas vdekjes së Prigozhinit, që humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit”, ka bërë të ditur për AFP një burim nga inteligjenca evropiane.

Sipas marrëveshjes së shkruar në gjuhën angleze dhe ruse që pati rastin ta shoh kjo agjenci e lajmeve dhe që u nënshkruar më 15 nëntor të vitit të kaluar, kompania Beijing Yunze Technology i ka shitur dy satelitë monitorimi me rezolucion të lartë kompanisë “Nika-Frut”, që në atë kohë ishte pjesë e “perandorisë së bizneseve” të Prigozhinit.

Thuhet se satelitët i përkisnin kompanisë Chang Guang Satellite Technology, gjigantit kinez nga fusha e industrisë hapësinore.

Sipas informacioneve të AFP, për satelitët dhe shërbimet e tjera janë paguar mbi 30 milionë dollarë.

“Marrëveshja nënkuptonte sigurimin e pamjeve që me kërkesë të Wagner u dorëzoheshin atyre dhe u mundësonin të shihnin imazhe satelitore nga Ukraina dhe nga Afrika, ku pjesëtarët e grupit mercenar rus ishin aktiv, përfshirë Libinë, Sudanin dhe Mali”, tha për AFP burimi nga inteligjenca evropiane që kërkoi që emri të mos i zbulohet. 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon halli i tetovarëve me qentë endacakë, viktima e rradhës një 59 vjeçarë kurse komuna dhe Bilall Kasami në gjumë të thellë

Story i radhës

Mbërrin aplikacionin Gmail për orët inteligjente Wear OS

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez