​Prezantohet projekti “Smart Balkans’, synohet fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile

min lexim

Rreth 18 milionë euro do të jenë në dispozicion për projektin “Smart Balkans-shoqëria civile për vlera të përbashkëta ne Ballkanin Perëndimor”. Kosova është në mesin e gjashtë vendeve të ballkanit, e cila është pjesë e këtij projekti për fuqizim të organizatave të shoqërisë civile për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm. 

Gjatë së enjtes, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka prezantuar në Prishtinë këtë projekt rajonal, i cili është i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. 

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl tha ky projekt është katërvjeçar në vlerë prej 18 milionë euro. 

Grondahl: Rreth 18 milionë euro do të jenë në dispozicion për këtë projekt 

“Gjatë katër viteve të ardhshme, rreth 18 milionë euro do të jenë në dispocizion për këtë projekt. Projekti do të forcojë shoqërinë, organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e organizatave të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me situata të reja, propozime për një zhvillim të ri në rajon. Dhe ne këtë po e bëjmë në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Duhet të reflektojmë mbi faktin që është një luftë që po zhvillohet në Ukrainë dhe kemi një ngritje të madhe të kostos së jetesës. Po ashtu, kemi pakica e kështu me radhë të cilat janë më të cenueshme se ne që jemi këtu”, ka deklaruar Grondahl. 

Sipas tij, mbështetja për Kosovën nuk nënkupton se vendi gjendet në situatë të keqe. Ai tha se po sheh zhvillim të mirë në fushën anti-korrupsion, transparencës, sundimit të ligjit. 

Grondahl: Zhvillim të partneritetit në rajon mes organizatave të shoqërisë civile 

“Katër autputet strategjike që duam t’i arrijmë me ju gjatë viteve të ardhshme përmes këtij projekt- shoqëri civile më të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit. Zhvillim të partneritetet në rajon mes organizatave të shoqërisë civile në rajon dhe homologëve të BE-së dhe autoriteteve publike. E treta, efektivitet i shtuar i ndikimit të qytetarëve përmes OShC-ve që shkojnë në drejtim të sigurisë, stabilitet dhe qeverisjes në rajonin dhe Ballkanin Perëndimor. Pastaj kemi ngritje të vetëdijesimit për publikun e gjithmbarshëm për të marrë pjesë në OShC”, ka shtuar ai në prezantimin e këtij projekti. 

E drejtori i programit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo shtoi se projekti vjen në kohën kur Ballkani Perëndimor po përballet me një sërë sfidash të përbashkëta drejt krijimit të shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse. 

Vurmo: Kosova ka nevojë për mbështetje dhe kapacitete në fushën e paqes, sigurisë dhe mirëqeverisjes

“Kosova në këtë kontekst, ka jo vetëm nevojë për mbështetje dhe kapacitete në fushën e paqes, sigurisë dhe mirëqeverisjes por po ashtu shfaq edhe eksperienca të lavdërueshme për tu promovuar si praktika të mira në gjithë rajonin tonë dhe pse jo edhe më gjerë. Shoqëria civile në Kosovë është një nga më vibrantet në rajon, po aq edhe shoqëria dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi të cilët kanë ditur të japin leksione demokracie, jo vetëm kastës politike në Kosovë, por po ashtu gjithë rajonit”, ka theksuar Vurmo.

Për drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, ky projekt rrit kritikën ndaj institucioneve. 

Hajredini: Për qeverinë është prioritet komunikimi me shoqërinë civile 

“Për Qeverinë e Kosovës është një prioritet i madh dhe punon në mënyrë të vazhdueshme për të rritur dhe forcuar dialogun, komunikimin me shoqërinë civile. Si qeveri kemi zhvilluar politika adekuate, siç është strategjia për bashkëpunim qeveri-shoqëri civile, që në vete ngërthen komponentën kyçe tepër të rëndësishme për të rrit pjesëmarrjen e publikut dhe transparencën dhe për ta bërë më të qasshme dhe më të efektshëm vullnetarizmin.. Ne jemi tepër falënderues qeverisë norvegjeze për këtë projekt. Në momentin kur ne ngrisim kapacitetet e organizatave joqeveritare, rritet avokimi, kritika ndaj institucioneve”, u shpreh ai. 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim është organizata përgjegjëse për zbatimin e projektit në Shqipëri dhe Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një ’emergjencë globale’

Story i radhës

Dua Lipa përsërit gabimin, këngëtarja paditet sërish

Të fundit nga