​Prezantohet programi qeverisës AAK-Nisma, Haradinaj: Shtylla e parë është anëtarësimi në NATO

September 25, 2024
min lexim

“Për një Kosovë ndryshe” është motoja e programit qeverisës të prezantuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor Nisma, Konservatorët dhe E-30.

Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur, janë katër shtyllat e prezantuara sot të programit zgjedhor 2025-2029.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj tha se program qeverisës është rezultat i një pune dy-vjeçare, takimeve e tryezave të shumta.

Haradinaj: ‘Për një Kosovë ndryshe’ – motoja jonë

“Programi ynë si moto e ka ‘Për një Kosovë ndryshe’, nga që është sot. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur, e kanë vuajtur dhe e kanë dhënë jetën mijëra qytetarë tanë, luftëtarë e patriotë, për ata për të cilët ne përulemi për sakrificën e tyre. Vizoni ynë i shprehur në këtë program ‘Për një Kosovë ndryshe’, nënkupton një Kosovë sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla. Nuk është befasi se shtylla e parë është anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, vijon me shtyllën e zhvillimit të hovshëm ekonomik, vazhdon me përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin tonë Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, deklaroi ai.

Haradinaj tha se liria dhe shteti i Kosovës janë projekt i përbashkët me demokracitë perëndimore.

Haradinaj: Kosova do të jetë aty ku e ka vendin në NATO

“Liria dhe shteti i Kosovës, janë projekt i përbashkët i yni me demokracitë perëndimore, dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Kosova do të jetë aty ku e ka vendin në NATO dhe BE. Dhe kjo nuk realizohet duke u udhëhequr si tani nga regjime autoritare që për pushtet shkelin gjithçka edhe shtetin. Kosova mund të jetë vend i sigurt dhe i pa cenueshëm vetëm duke qenë pjesë e NATO-s. E për të qenë pjesë e aleancës globale të sigurisë, Kosova duhet të jetë ndryshe se që është sot. Ndryshe do të thotë kur vendimet e mëdha i harmonizon me ata që sot janë garant të paqes dhe sigurisë, NATO-n, Amerikën dhe BE-në që ushtria e Kosovës të përforcohet, të jetë profesionale, të jetë e përgatitur dhe e zhvilluar dhe e gatshme të përballet me sfida të sigurisë dhe jo që pjesëtarët e saj të përballen me mungesa të skajshme e ta braktisin në masë atë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se duhet të shtohet për së paku 7 për qind bruto-produkti vendor për zhvillim të hovshëm të ekonomisë vendore.

Edhe kryetari i NISMA-s, e cila është në koalicion parazgjedhore me AAK-në Fatmir Limaj u shpreh se ky program qeverisës është dinamik dhe zbatueshëm.

Limaj: Programi ynë do të zgjidhë problemet e qytetarëve

“Është një program i kapshëm konkret që takon nevojat e njerëzve, një program i cili jep shpresë dhe mundësi. Një program i cili ka për objektiv çlirimin e energjive pozitive të këtij populli, të biznesit, të qytetarëve, të rinjve, të punëtorëve, të njerëzve të cilët duan të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre për mirëqenien e familjes së tyre. Shumë djem e vajza, të cilët kanë ide dhe janë kreativ për të bërë më të mirën për vetën e tyre. Ky program do të jetë për ta dhe në shërbim të tyre. Ky program do të jetë në shërbim të të harruarve të cilët janë pasivizuar, të atyre të cilët në një mënyrë apo në një tjetër janë anashkaluar e nuk ju ka mundësuar të stimulohen e ndihmohen. Ne sot po prezantojmë pika programore, të cilat në ditët në vazhdim, në çdo lagje, qytet e fshat me grupet e interesit do t’i bashkëbisedojmë e prezantojmë”, tha Limaj.

Po ashtu, Limaj theksoi se prioritet kanë edhe mirëqenien në familje, zhvillimin e sektorit energjetik dhe atë ekonomik.

Limaj: Kosovës i nevojitet urgjent reforma fiskale

“Objektiva tona janë në reforma. Kosovës i duhet urgjentisht një reformë fiskale. Një reformë fiskale e cila do të ndihmojë dhe stimulon e do ta përgatis vendin për të kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit të vet. Në epiqendër të kësaj reforme fiskale do të jetë mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme. Kosovës i duhet urgjentisht kthimi i modelit të partneritetit publiko-privat. Ne biznesin e shohim si partner. Institucionet duhet ta shohin si promotor të zhvillimit të ngritjen dhe rritjen e mirëqenies”, tha Limaj. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë: Thellësisht shqetësues sulmi raketor i Hezbollahut ndaj Izraelit

Story i radhës

SPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës, kontrollohen disa banesa në Durrës

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë