Prezantohet drejtori i ri i Policisë/ Ministri Hoxha: Policia tani në duar të reja

October 3, 2024
1 minut lexim

Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ilir Proda ka marrë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Ju falënderoj për besimin që më është dhënë për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese garantoj që do të jenë të bazuara mbi performancën dhe integritetin asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë për këtë jap garanci maksimale”, është shprehur Proda.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa ka prezantuar kryepolicin Ilir Proda, theksoi se tashmë hapet një kapitull i ri në rrugën e Policisë së Shtetit.

“Kaluam sot stafetën e drejtimit të Policisë së Shtetit tek Ilir Proda, një oficer karriere, i cili ka gjithë mbështetjen e Qeverisë, timen si Ministër i Brendshëm dhe gjithë strukturave për t’i çuar para arritjet e deritanishme të trupës me uniformë, duke prodhuar më shumë siguri për qytetarët tanë.”, u shpreh Hoxha.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shala i PDK-së thotë se Qeveria po i ikë përgjegjësisë parlamentare, rendit arsyet se pse s’ka seanca

Story i radhës

Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, aktori i njohur ndan foton e rrallë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë