prezantohej si komando arrestohet shperndaresi i kanabisit 61f3a89abda45

Prezantohej si komando, arrestohet shpërndarësi i kanabisit

January 28, 2022
min lexim

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi shpërndante kanabis. I riu i identifikuar si Enea Kasa, banues në Tiranë u kap në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, në përpjekje për t’i shpëtuar prangave, i riu iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando në Tiranë. Policia njofton se pas verifikimeve, rezultoi se ai nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 2”. U prezantua si efektiv i Forcave Komando, vihet në pranga 29-vjeçari, i cili posedonte doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi E. K. ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bed181d0bcd0b0d0bdd0b8 d19cd0b5 d180d0b5d184d0b5d180d0b8d180d0b0 d0bfd180d0b5d0b4 d0bfd180d0b0d182d0b5d0bdd0b8d186d0b8d182d0b5 d0b7 61f3a821cc01b
Story i mëparshëm

Османи ќе реферира пред пратениците за Бугарија: Еве пеки, ќе се оди во Собрание, ќе се ратификува договореното ако е тоа барањето

obrm pdukm zaevizmi te mos tregoje histori le te publikoje pergjigjet nga pakoja 5 1 61f3ad4ce18c9
Story i radhës

OBRM-PDUKM: Zaevizmi të mos tregojë histori, le të publikojë përgjigjet nga pakoja 5 + 1

Të fundit nga

ShkoLartë