Prevalla-Kadriu i bashkohet Grupit të Zjarrit! ASH: 100 vijnë tek ne, 1 shkon diku tjetër

March 4, 2023
1 minut lexim


Rolanda Prevalla Kadriu braktisi Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkëngjitur kauzës së Grupit të Zjarrit. Sipas informacioneve brenda ASh-së, bëhet fjalë për një anëtare të Kuvendit qendror e cila vetëm para 1 muaji i është bashkangjitur partisë.



Nga ASh nuk deshën të komentojnë largimin e saj, vetëm shkurt u përgjigjën:

“Çdo individ ka të drejtë dhe mban përgjegjësi për veprimet e veta. Është normale derisa 100 vijnë tek ne, 1 të shkojë diku tjetër”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.



Kalimin e Prevalla-Kadriut nga ASh tek Grupi i Zjarrit e bëri të ditur nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.

Kërkesa kryesore e Grupit të Zjarrit është largimi i Grubit nga ekzekutivi për shkak, siç thonë, performancës së dobët në realizimin e projekteve të premtuara nga BDI. Por kërkesa e tillë është refuzuar në vazhdimësi nga kreu i partisë, Ali Ahmeti.



Grubi në një paraqitje të tij para qytetarëve të Çairit, tha se kërkesat “Grupit të Zjarrit” nuk janë objektive.

 “Thonë hiqe Abdylselamin, vendose Ilmin. Hiqe Ardianin, vendose Ramiun. Hiqe Artanin, vendose Bujarin e kështu me radhë. Nuk është ky debat që ju intereson juve”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Për shkak se ishin kundër përfshirjes së ASh-së në Qeveri, “Grupi Zjarrit” nuk votoi rikonstruimin e Qeverisë, as ministrat e as zv/ministrat e rinj.



MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Varfëria energjetike në RMV, KRRE propozon ndryshime

Story i radhës

Zana Avdiu e kritikon ashpër Vedat Bajramin: Komandant i “humoristëve” të dështuar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë