“Presim qasje të re me Qeverinë e re në luftën kundër FETO-s” – tha ministri turk në Shkup

min lexim

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, është i ftuari i parë i ministrit të Jashtëm, Timco Mucunski. Fidan nga Shkupi i bëri thirrje Qeverisë së re në vend që të ndihmojë në luftën kundër, siç thotë ai, organizatës terroriste FETO, e cila qëndron pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi nga viti 2015.

Ministri turk tha se do të mbështesë krijimin e Këshillit të Lartë Strategjik për bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë, si dhe rritjen e tregtisë në mbi dy miliardë dollarë.

Ai paralajmëroi edhe më shumë stërvitje ushtarake ndërmjet ushtrive të dy vendeve, si dhe pret që të kultivohen të drejtat e komunitetit turk në Maqedoni. Ministri Mucunski, nga ana tjetër, falënderoi për ndihmën e dhënë gjatë zjarreve të fundit dhe tha se të dy kanë biseduar edhe për rrugën e integrimeve europiane.

“Në veçanti, e njoha kolegun tim me pozitën aktuale të shtetit në lidhje me procesin e BE-së, duke vënë në dukje faktin se parashikueshmëria e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian është vetëm një çështje procedurale, por është një gurthemeli i stabilitetit dhe progresit tonë”, tha Mucunski.

“Njëkohësisht, me qeverinë e re, besojmë se do të ketë një qasje më të ndjeshme në fushën e luftës kundër terrorizmit, të udhëhequr nga FETO, sepse FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku është i pranishëm. Sa i përket luftës kundër kësaj organizate terroriste, presim që Maqedonia e Veriut të ofrojë mbështetje më të fortë në luftën kundër FETO-s”, u shpreh Fidan, transmeton TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Story i radhës

Çfarë i ndodhi? Gazetari investigativ Artan Hoxha ‘rrethohet’ nga policia kolumbiane

Të fundit nga