Presidentja Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi, afrimi dhe dashurie

April 20, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për forcimin e shpresës dhe besimit në një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”, thuhet në urimin e Presidentes.

Ajo ka theksuar se Pashkët e këtij viti, që festohen në të njëjtën datë nga të dyja besimet, janë një mundësi për bashkim shpirtëror dhe shpresë.

Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë. Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, përfundon urimi i saj.

Presidentja ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Gëzuar për shumë mot Pashkët!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat gjatë ditës

Story i radhës

Pretendentët për Topin e Artë luajnë aktualisht në La Liga

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë