Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë me një ngjarje të veçantë

October 23, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë.

Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e saj është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, ka shkruar Osmani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

Story i radhës

Komuna e Obiliqit hap konkursin për ndarjen e bursave për studentë

Të fundit nga

ShkoLartë