presidentja osmani ne diten e fundit te mandatit keto pese vite nuk kane qene historia e nje njeriu ka qene rrugetimi yne i perbashket 69d0da36be595

Presidentja Osmani në ditën e fundit të mandatit: Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu, ka qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

April 4, 2026
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditën e fundit të mandatit të saj ka publikuar një video nga takimi i fundit që ka mbajtur me përfaqësues diplomatikë, ata të shoqërisë civile, mediave, etj.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se këto pesë vite nuk ishin vetëm historia e një njeriu të vetëm, por rrugëtim i përbashkët.

Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët.

Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë.

Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin.

Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mash e harroi konviktin e tetoves ende nuk jane permiresuar verejtjet e revizionit 69d0c80ebc044
Lajmi i mëparshëm

MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit

dhunua per vdekje 63 vjecarin ne vlore policia shpall ne kerkim tre persona 69d0db2199899
Lajmi i radhës

Dhunua për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Të fundit nga

Së shpejti tren urban në Shkup

Për vetëm rreth pesë minuta udhëtim me tren nga Maxhari deri në Qendrën e Shkupit, dukshëm më shpejt se me autobus në të njëjtën linjë, u realizua një turr praktik krahasues në
ShkoLartë