Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Austri, atje ku do të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023.

Në këtë Forum, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Kështu ka bërë të ditur presidenca përmes një njoftimi.

“Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

Ekstradohet nga Britania e Madhe 52 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë

Story i radhës

Ki kujdes! Këto 3 shenja të horoskopit mund të të thyejnë zemrën

Të fundit nga