Presidentja Osmani kërkon nga KQZ-ja zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

November 8, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka deklaruar Kupina të martën.

Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.

Përfaqësuesit serbë kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, ndaj deputetët e Listës Serbe të hënën i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Dorëheqjet erdhën pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS- Republika e Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsovska akuzoi Sllaveskin për vjedhje

Story i radhës

Teknologjia e re e LG bën që ekranet që zgjerohen me 20%

Të fundit nga

ShkoLartë