presidentja osmani felenderon klinen per mikpritjen paralajmeron vizita ne komunat e tjera 64dfb4f96d141

Presidentja Osmani felenderon Klinën për mikpritjen, paralajmëron vizita në komunat e tjera

August 18, 2023
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, në rrjetin social Facebook, në llogarinë e saj në Facebook, shkroi për vizitën në Komunën e Klinës, ku u shpreh se ishte kënaqësi të ishte aty dhe i falenderoi qytetarët e Klinës për mikpritje.

Postimi i plotë:

“Vizitën në këtë komunë të vendosur mes peisazheve piktoreske dhe e cila shquhet për diversitet dhe harmoni fetare, e filluam me një diskutim të frytshëm me kryetarin Zenun Elezaj mbi sfidat me të cilat po përballet komuna, si dhe për projekte të ndryshme në përfitim të qytetarëve të saj.

Në bashkëbisedim me të rinjtë e organizatës “Ardhmëria”, ishte inkurajuese të dëgjoj për iniciativat e tyre vullnetare dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të ardhmen.

Ndërkaq, ishte kënaqësi që të njihem edhe me punën e bizneseve në komunë, përfshirë prodhuesin e birrës artizanale “Grembeer”, biznesin e prodhimit të veshjeve për fëmijë “Vesbaby”, fidanishten “Duhani”, si dhe biznesin “Elava” që udhëhiqet nga gratë e komuniteteve joshumicë. Ishte mbresëlënës shpirti ndërmarrës dhe kreativ i grave e burrave të Klinës, të cilët përmes punës së tyre po rrisin mirëqenien dhe mundësitë për qytetarë pa dallim.

Na Famullinë e Zllakuqanit, falënderova banorët e fshatit, të cilët më 1999, duke hapur zemrat dhe shtëpitë u dolën në ndihmë të dëbuarve nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Faleminderit sërish për mikpritjen e ngrohtë të gjithë qytetarëve të Klinës, përfshirë mërgatës sonë, dhe shihemi në komunën e radhës!”, u shpreh Osmani në Facebook.

MARKETING

RENT A CAR

koncesioni 100 mln euro i sterilizimit flet drejtori qe u la me detyrim paraqitje 64dfb2de189d9
Story i mëparshëm

Koncesioni 100 mln euro i “Sterilizimit”, flet drejtori që u la me “detyrim paraqitje”

keto shenja horoskopi e shijojne me shume vetmine 64dfb53122ec4
Story i radhës

Këto shenja horoskopi e shijojnë më shumë vetminë

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë