Presidentja Osmani e ashpër me BE: Vuçiq mbetet fëmija i llastuar…!

September 29, 2024
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qasjen e pabarabartë që po ndjek Bashkimi Europian në lidhje me Kosovën.

Ajo theksoi nevojën e koordinimit me partnerët, por vuri në dukje gjithashtu edhe qasjen me dy standarde të BE ndaj Prishtinës. 

Ajo çka shohim tani është një qasje jobalancuese nga BE. Kemi dy palë në tavolinë dhe njëra nga palët është nën sanksione nga ndërkombëtarët. Serbia në anën tjetër ka zero pasojë, duke marrë parasysh atë që bënë vitin e kaluar”.

SHBA e quajti një agresion sepse ashtu ishte. Vuçiq mbetet fëmija i llastuar i BE-së. Serbia ka 80 për qind simpati për Vladimir Putin”

“Kjo qasje është e paprecedentë. Kjo nuk na jep asnjë shans për dialogun. Shpresa jonë është që të ketë një barazi në tabelë”, deklaroi Osmani.

Presidentja e Kosovës përmendi faktin edhe të mosnjohjes së pesë vendeve të BE-së, të cilët po bëhen shkak për mosavancimin e Kosovës në proceset integruese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kiara Tito për eksperiencën në Big Brother VIP: Ka qenë e vështirë, por do e bëja sërish

Story i radhës

100 ditët e para të Qeverisë, sfida ndërkombëtare dhe debate të brendshme

Të fundit nga

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Pas ndotjes së ajrit nga fishekzjarrët për Vitin e Ri, dhe nisjes së fushatës “Kryeqyteti pa makina” në Prishtinë, vëmendja është kthyer sërish në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit:
ShkoLartë