Presidentja Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

1 minut lexim

Ka kaluar një vit që kur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku në një pritë ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! “, shkruan presidentja.

Postimi i plotë

Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

Se liria nuk ka çmim.

Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!

Sot e përgjithmonë!

Story i mëparshëm

Kendall Jenner duket magjepsëse në një fustan të kuq

Story i radhës

Merr flakë makina në qendër të Sarandës, ja çfarë e shkaktoi zjarrin

Të fundit nga