Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot gjatë ditës disa nga universitetet më prestigjoze amerikane, si Carnegie Mellon, Georgetown, Northwestern, të cilat, kanë hapur kampuset e tyre në Doha, në kuadër të Education City, i financuar nga Qatar Foundation.
Osmani teksa lavdëroi procesin arsimor atje, shtoi se gjatë takimeve kanë diskutuar që t’ua sjellin edhe studentëve në Kosovë këtë ekspertizë.
“Universitete prestigjioze amerikane, si Carnegie Mellon, Georgetown, Northwestern, etj., kanë hapur kampuset e tyre në Doha, në kuadër të Education City, i financuar nga Qatar Foundation.
Kjo është një dëshmi e ekselencës në arsim, e cila përfshin praktikat më të mira në ligjërim, hulumtim dhe zhvillim të aftësive.
Sot diskutuan për partneritete që synojnë ta sjellin këtë ekspertizë dhe këto mundësi sa më afër studentëve dhe stafit tonë akademik, në mënyrë që të përformojnë dhe navigojnë me sukses në një botë gjithnjë në zhvillim”, tha Osmani.
Burimi: botasot.info