presidentja kritika qeverise per mua kjo eshte turp kosova ka zero tarifa ndaj serbise ndersa i ka vene tarifa shba se 67fc4b2589bf7

Presidentja kritika Qeverisë: Për mua kjo është turp, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa i ka vënë tarifa SHBA-së

April 14, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me Qeverinë.

Ajo ia ka përmendur faktin se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa ndaj ShBA-ve mban tarifa, duke e quajtur turp.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha Osmani.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

martin cani sot do te festonte ditelindjen e 15 te prinderit me lule dhe tullumbace kujtojne djalin e tyre ylli me i bukur i qiellit 67fc41c7bebb2
Story i mëparshëm

Martin Cani sot do të festonte ditëlindjen e 15-të, prindërit me lule dhe tullumbace kujtojnë djalin e tyre: Ylli më i bukur i qiellit!

dominim absolut i lojtareve te kpp ahmet hoxha mk 67fc4ee2c13ee
Story i radhës

Dominim absolut i lojtarëve të KPP Ahmet Hoxha MK

Të fundit nga

ShkoLartë