Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy realizoi sot një vizitë të papritur në Londër për të zhvilluar “bisedime thelbësore” me kryeministrin britanik Rishi Sunak, raporton Anadolu.
“Sot – Londër. Britania e Madhe është lidere kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot. Do të takoj mikun tim Rishi. Ne do të zhvillojmë bisedime thelbësore ballë për ballë dhe me delegacionet tona”, shkroi Zelenskyy në Twitter.
Ai gjithashtu gjatë fundjavës vizitoi disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Francën.
Zelenskyy vizitoi për herë të fundit Britaninë në shkurt ku u takua me Sunak, me të cilin diskutuan lidhur me luftën e vazhdueshme me Rusinë.